SPORT

Alvin Karaqi fiton medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”

Alvin Karaqi e ka realizuar një moment histori, duke e fituar medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.

Karateisti kosovar i cili përfaqëson Shqipërinë kaloi në finale të Lojërave Evropiane të cilat po mbahen në Poloni.

Karaqi në gjysmëfinale fitoi ndaj kampionit të Evropës, italianit Michele Martina.

Së pari ai arriti të mund Kampionin e Evropës kroatin Garibovic dhe grekun Mastrogiannis i cili ka fituar medalje bronzi në Evropianin e fundit.

Në duelin që përfundoi pak çaste më parë, Karaqi ia doli të mposhte edhe kundërshtarin tjetër, për të fituar medaljen e artë.

Karateisti, Alvin Karaqi, që në dy edicionet e kaluara të Lojërave Evropiane humbi medaljen në sekondat e fundit, duke përfaqësuar Kosovën, këtë herë fitoi të artën, duke i sjell Shqipërisë medaljen e parë nga Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Ky është një moment historik për sportin shqiptar, që fiton medaljen e parë të artë në kategorinë deri në 84 kilogramë. /Telegrafi

Related posts

Trajneri i Cluj e ngre në qiell Ermal Krasniqin

admin

Çfarë flitet për Casillasin? – Kreu

admin

Kombëtarja shqiptare siguron një miqësore, ndeshja do të luhet në “Air Albania” në muajin tetor

admin

Leave a Comment