AKTUALE

Ivan Ivanaj kryetar i LDSH-së për katër vitet e ardhëshme, Gjeloshaj: “Shqiptarët në Mal të Zi po dëshmojnë çdo ditë e më shum se jan shembull i gjallë i demokracisë, urime Ivan”

Gjej rastin të përgëzoj z. Ivan Ivanaj në zgjedhjen për kryetar të Lidhjes Demokratike Shqiptare.
Meqenëse z. Ivanaj, është edhe nënkryetar i Komunës së Tuzit, pata rastin të punoj ngushtë me të dhe mund të them me bindje të plotë se detyrën e kryetarit të LDSH-së do ta kryejë me përkushtim, zell dhe në përputhje të plotë me parimet demokratike dhe evropiane.
Ne vazhdojmë me krenari dhe bindshëm punën dhe bashkëpunimin tonë të përbashkët në drejtim të forcimit të Forumit tonë Shqiptar, në drejtim të zhvillimit të Komunës së Tuzit si dhe të gjitha trevave ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi.
Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më të fortë, as nuk kanë qenë kurrë më të bashkuar se tani dhe ne jemi shumë krenarë për këtë dhe do të vazhdojmë në atë drejtim së bashku edhe në të ardhmen.

Gjithashtu, dua të falënderoj z. Nikollë Camaj për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe veprimin e përbashkët sa ishte në krye të LDSH-së, së bashku kontribuuam në shumë suksese dhe projekte zhvillimore, dhe me këtë rast e uroj për rrugëtimin e ri, si deputet i Kuvendit të Malit të Zi, ku së bashku do të vazhdojmë të veprojmë në drejtim të zhvillimit, integrimit, faktorizimit dhe avancimit të shqiptarëve në Mal të Zi.

Shqiptarët në Mal të Zi po dëshmojnë çdo ditë e më shumë se janë një shembull i gjallë i demokracisë në Mal të Zi dhe një shtyllë autentike e rrugës pro-evropiane, properëndimore dhe proamerikane.
Së bashku, drejtë fitorëve dhe sukseseve të reja, urime Ivan!

Banner

Related posts

Aksident i rëndë me katër viktima në qarkoren e Shkupit – shkrumbohet makina BMW pas përplasjes me një kamion me targa të Kosovës

Gjyla Halili

Policia Financiare – Ivanovski për REL: Hetime për lëndët që mbahen në sirtar!

Gjyla Halili

Rina Ajdari: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit

Gjyla Halili

Leave a Comment