KOSOVË

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, arrest shtëpie për vajzën në video

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është arrestuar pasditen e kësaj të shtune.

Burime të gazetares Anila Hoxha thonë se policia e ka prangosur Gjicin ndërsa ndodhej në një lokal poshtë banesës së tij, duke zbatuar kështu një urdhër të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Urdhri për ndalim u dha me kërkesë të SPAK pasi ai ishte vënë nën hetim në momentin e publikimit të një videoje intime të ish kryebashkiakut në ambientet e zyrës në bashki.

SPAK ka marrë videon e plotë, ndërsa Gjici dyshohet se po kryente korrupsion me një tender dhe pas verifikimeve edhe në bashkinë e Kukësit, është paraqitur kërkesa për ndalimin e ish kryebashkiakut.

GJKKO vendosi arrest shtëpie për vajzën e përfshirë në video.

Pas publikimit të videos, Safet Gjici dha dorëheqjen nga detyra duke thënë se ishte pre e një kurthi dhe se ishte treguar mendjelehtë ndërsa kishte patur një lidhje intime me vajzën që u shfaq në video.

Pas dorëheqjes qeveria vendosi shkarkimin e Gjicit nga detyra e kryebashkiakut.

Safet Gjici sapo kishte fituar zgjedhjet lokale më 14 maj dhe priste që të rimerrte zyrtarisht detyrën në krye të bashkisë.  Pas shkarkimit nga detyra vendin e tij e ka zënë nënkryetari Granit Gjana.

Banner

Related posts

“Për shkak të tij, po jetoj një përrallë”/ Kiara poston fotot e para të kurorëzimit me Luizin

admin

“Kontrollon gjithçka”, The New York Times publikon një hulumtim rreth lidhjes së Vuçiqit me krimin në Serbi

admin

Ushtria në nivelin më të lartë të gatishmërisë, të vendosur për të mbrojtur popullin

admin

Leave a Comment