KOSOVË

Ka të plagosur, Policia me detaje për përleshjen me armë në Prishtinë

E konfrimon policia për RTV21, plagoset një person te “Kafet e Vogla” në Prishtinë

Një person është  plagosur me armë zjarri sot rreth orës 21: 30 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë .

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënsi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“I njejti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast.”, tha ai.

Banner

Related posts

Presidentja Osmani sot e pret në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit

Gjyla Halili

Kryetari i Leposaviqit ka gjasa të nxirret përmes ajrit

admin

Skandali seksual, jep dorëheqje kryebashkiaku shqiptar

admin

Leave a Comment