Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim dy zyrtarë të “Helvetas Peru”, me mikpritësit e trye vendor, nga “Demos” dhe “Helvetas Kosova”, me ç’rast ka folur rreth rëndësisë së grantit për performancën komunale.
Në takim theksova se granti na ka ndihmuar që performanca e të gjithë drejtorëve, zyrtarëve komunalë dhe bashkëpunimi qytetar, përkushtimi është rritur ndjeshëm, andaj falënderojmë shtetet donatore, MAPL-në, Zyrën e BE-së dhe përkrahësit e Grantit të performancës komunale dhe të gjithë bashkëpunëtorët për zbatimin e tij, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Me kënaqësi prita në takim, z. Luis Rosa-Perez Tuesta dhe z. Mario Bazan Borja, nga “Helevetas – Peru” dhe dy mikpritësit vendor nga “Demos” dhe “Helvetas Kosova”, me ç’rast dikutuam për grantin e performancës, rëndësinë e tij dhe zbatimin.
Po ashtu, theksova rëndësinë e grantit për qytetarët, vështirësitë që përcjellin këtë program në rast të vonesave në ekzekutimin e tij dhe sfidat tjera teknike dhe afatet për ekzekutimin e grantit të performancës.
Në takim theksova se granti na ka ndihmuar që performanca e të gjithë drejtorëve, zyrtarëve komunalë dhe bashkëpunimi qytetar, përkushtimi është rritur ndjeshëm, andaj falënderojmë shtetet donatore, MAPL-në, Zyrën e BE-së dhe përkrahësit e Grantit të performancës komunale dhe të gjithë bashkëpunëtorët për zbatimin e tij.
Në fund të takimit mysafirëve ua dhurova nga një medaljon në shenjë respekti për vizitë në komunën e Drenasit!