SHQIPËRI

Edi Rama zbulon letrën që i ka dërguar Macron dhe Scholz për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë shtypi ditën e sotme ka deklarauar se për aq kohë sa 3 efektivët e Kosovës nuk lirohen është i pamundur përparimi në dialog apo de-përshkallëzimi i situatës.

Ai bëri me dije se i ka dërguar, një letër të dytë Presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidnetit të KiE, Charles Michel për zbatimin me doemos të planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve dy palëshe Kosovë-Serbi.

“Dua t’iu informoj se pardje i kam nisur një letër të dytë, pas asaj të draft-statutit presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, për dijeni edhe presidentit të Këshillit Europian Charles Michel lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të re, konkrete, të Francës dhe Gjermanisë si kumbarët e planit franko-gjerman, natyrisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në mënyrë që plani franko-gjerman të zbatohet me doemos”,  u shpreh Rama.

Gjithashtu Rama paralajmëroi se klima e tensionit po rritet me orë “duke rrezikuar seriozisht një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në Veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë”.

“Po rritet me orë klima e tensionit, duke rrezikuar përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë çka do të ishte një katastrofë, mes së cilës do përfshihej KFOR-i”, tha Rama.

Related posts

“Arterie e gjelbër e zemrës së Fierit”, Rama publikon pamjet: Gjanica, në prag të një transformimi urban e mjedisor!

admin

Në zgjedhje pa seli? Alibeaj mesazh Berishës: Lironi zyrat, ligjërisht i takojnë PD-së!

admin

Pastruan paratë e ‘Cosa Notras-s’ në Shqipëri, GJKKO dënon kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit

admin

Leave a Comment