BOTA

Izraeli paralajmëron se armët e dërguara në Ukrainë po përfundojnë në duar të gabuara (fotot)

Armatimet portative anti-tank që Perëndimi po i dërgon Kievit kanë përfunduar në Lindjen e Mesme, tha sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke shtuar se pikërisht për këtë arsye nuk po dërgon armë në Ukrainë pasi ato mund të përfundojnë në duar të gabuara.

Netanyahu tha në intervistën me rrjetin me Jerusalem Post, se Izraeli është në një pozitë ndryshe nga vendet e tjera perëndimore që kanë dërguar miliarda dollarë në armatime për Ukrainën.

“Së pari ne kemi një kufi usharak shumë të afërt me Rusinë, pilotët tanë fluturojnë pranë atyre rusë në qiellin e Sirisë”, përmendi Netaniahu, duke shtuar se i trembet faktit se armatimet e dërguara në Ukrainë mund të përfundojnë në dorë të Iranit.

“Kjo nuk është vetëm një mundësi teorike pasi ka ndodhur me armatimet perëndimore anti-tank, që tani ne i shohim pranë kufijve tanë”, shtoi ai.

Izraeli nuk ka dërguar armatime në ndihmë të Ukrainës që prej nisjes së konfliktit por thotë se ka dërguar ndihma humanitare dhe sisteme mbrojtëse paralajmëruese.

Por mediat raportojnë se shteti hebre ka dërguar sisteme elektronike luftarake për neutralizimin e dronëve dhe avionëve.

Shqetësimi i dërgesave të armëve është përmendur dhe nga shtete të tjera për faktin se po ushqen konflikte të tjera dhe rrjetet e trafikantëve të armëve në të gjithë botën.


Top Channel

Related posts

Vajza e ish-presidentit Trump, Ivanka dhe burri i saj ftohen të dëshmojnë para Gjykatës Federale

admin

Sulmi i Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Telefononi për çdo nevojë

Gjyla Halili

ShBA: 10 miliardë dollarë ndihma dhe mjete luftarake për Ukrainën

admin

Leave a Comment