KOSOVË

Kërkojmë shtensionim të situatës në Veri, të ndiqet plani 3 pikësh i BE-së

Ambasadori i SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter, gjatë një sesioni ku ka raportuar për Serbinë shefi i OSBE-së në Beograd, Jan Brathu, ka bërë thirrje ndaj Kosovës dhe Serbisë për shtensionim të menjëhershëm të situatës.

Përmes një postimi në rrjetet sociake, Carpenter ka përfshirë edhe implementimin e planit tre pikësh të Bashkimit Evropian për shtensionim.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht aspiratat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe një të ardhme demokratike, të begatë dhe paqësore për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne e njohim rolin e rëndësishëm të Serbisë në këtë drejtim dhe i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të shtensionojnë menjëherë tensionet, duke përfshirë edhe ndjekjen e planit trepikësh të përshkruar nga kolegët tanë në BE.

Status quo-ja është e paqëndrueshme pasi pengon stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe parandalon integrimin e plotë të Kosovës dhe Serbisë në institucionet evropiane”, shkroi ai në Twitter.

Banner

Related posts

Spanja merr sot presidencën e BE-së, nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës

admin

Erdogani rikthehet në fushatë pas sëmundjes

admin

Plagosi gruan e djalin dhe s’iu dorëzua policisë, ekzekutohet 62-vjeçari në Shqipëri

admin

Leave a Comment