KOSOVË

Pa lirimin e 3 policëve nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë përparim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Josep Borrell në përfundim të takimeve që pati me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiq. Në një postim të bërë në “Twitter”, Rama shkruan se pa u liruar 3 policët e Kosovës që po mbahen të arrestuar në Serbi, nuk do të ketë asnjë përparim të vërtetë.

“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë: Lironi 3 policët!” ka shkruar Rama.

Për katër orë rresht, në Bruksel, Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, kanë zhvilluar “një seri takimesh për menaxhimin e krizave”, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Borrell në takime janë pajtuar se duhet të ketë zgjedhje të hershme në katër komunat veriore të Kosovës.

Banner

Related posts

Vdiq gazetarja Rudina Dervishi

admin

Ambasadori britanik në Serbi: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në KiE

Gjyla Halili

Shqipëria u ka dorëzuar krerëve evropianë draft për Asociacionin në Kosovë

admin

Leave a Comment