SPORT

“Reja ‘dogji’ 2-3 lojtarë”, Gega komenton Kombëtaren: Sfida e Shqipërisë nis në…

Shqipëria mori dy fi tore këtë muaj, duke hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin në Europian. Dy prej lojtarëve që dalluan ishin edhe Nedim Bajrami me Kristjan Asllanin, të cilët ishin disi në hije në epokën Reja. Këtë mendim ka edhe Skënder Gega, trajneri i cili është shprehur prej kohësh për mosaktivizimin e dy mesfushorëve. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ishfutbollisti i Kombëtares jep opinionet e tij për ndryshimet që kanë ndodhur në përfaqësuese.

Çfarë fitoreje mund ta quajmë atë të arriturën në Ishujt Faroe?

 

Çdo fitore është e rëndësishme dhe kur janë fitore, ashtu quhen. Pastaj teknikisht kur kalon një periudhë, ata që janë aty brenda, stafi, i shohin gjërat dhe shohin edhe çfarë mund të shkonte më mirë. Këto tri pikë janë të rëndësishme dhe fitorja e Moldavisë ishte e papritur, por futbolli i tillë është. Në Faroe ishte një ditë në favorin tonë.

 

Në syrin tuaj si trajner, si ju duk paraqitja e ekipit kombëtar në këto ndeshje?

 

Ndryshe nga Reja, që edhe unë kam folur kohë më parë për mënyrën e lojës dhe për disa lojtarë që nuk u aktivizuan, për Asllanin apo Brojën, që thoshte se nuk ishte pjekur, edhe pse ishte e kundërta. Mbaj mend kam thënë se duhet guxim për Asllanin. Nuk mund të fusësh vetëm për pak minuta një lojtar të Interit. Silvinjo po u jep mundësinë. Megjithatë fusha tregoi që ne kemi potencial, kemi futbollistë të talentuar dhe kreativë. Por, pa harruar se edhe ne kemi probleme, loja e tregoi në disa momente të veçanta edhe mund të ndëshkoheshim.

 

Po të shihni në këto takime Kombëtaren, në fushë gjeje lojtarë si Mitaj, Asllani, Bajrami, Muçi, Mehmeti. Shumë të rinj që u aktivizuan nga Silvinjo…

 

Futbolli me të rinj luhet. Luhet edhe me të vjetër, por me këmbë të reja. Këmbët e freskëta, energjia dhe ajo që sjellin në fushë, e bëjnë edhe trajnerin të ndihet i ri. Kështu që ardhja e këtyre, jo për të kritikuar Rejën, por Asllani që është pjesë e Interit dhe aty nuk mund të shkosh me mik, të paktën në ekipin kombëtar je mjaftueshëm për të t’u dhënë besim. Apo Muçi, pavarësisht se ka ikur nga ekranet tona, ka qenë lojtari më i mirë i Superiores, është 22 vjeç dhe në aq momente sa luajti e tregoi veten. Asani i kaloi pritshmëritë. Të gjithë këta që përmende janë në fillim. Duhet të punojnë fort dhe t’i shohin gjërat si një garë. Me Bajramin, Asllanin, Bare, jemi në luks…

Related posts

Pas humbjes nga Barcelona, Ancelotti ka një mesazh për katalonasit

admin

Swiatek bën ligjin te femrat

admin

“Dëshira dhe ëndrra ime ka qenë gjithmonë fanella kuqezi”, Taulant Seferi tregon si e la Maqedoninë për Shqipërinë

Gjyla Halili

Leave a Comment