Mijëra njerëz dolën dot në rrugët e San Jose për të protestuar në mbrojtje të arsimit publik në Kosta Rika, dhe kundër neglizhencës e reduktimit të financave të sektorit nga qeveria.
Nxënës mësues e studentë universiteti morën pjesë në dy marshime në kryeqytet që u bashkuan përpara parlamentit.
“Ky ka qenë gjithmonë një vend demokratik me një faktor dallues, që është arsimi i kultura jonë, por aktualisht qeveria po redukton të gjithë buxhetin, garancitë dhe programet sociale”, tha pedagogia Vanesa Valerio në protestë.
“Ky vend është njohur në botë për mbrojtjen e arsimit dhe programeve shëndetësore, ky që po shikojmë aktualisht është një problem që nuk e kishim parë me asnjë qeveri”, shtoi për rrjetin AFP, Valerio, pedagoge e universitetit kombëtar.
Nxitja kryesore e demonstratës është refuzimi i qeverisë për rritjen minimale të fondit të arsimit të lartë me 1%, si ç kishte premtuar një vit më parë qeveria e presidentit Rodrigo Chaves kur erdhi në zyrë.
“Ajo 1% përqind është detyrimi që qeveria ka ndaj studentëve dhe universiteteve”, tha 20 vjecari Álex Sancho, për rrjetin AFP.
Rritja minimale ishte një premtim për inflacionin në buxhetin e vitit të ardhshëm, por ministri i financave Nogui Acosta, tha së fundmi se nuk është e mundur prej ‘shtrëngimit financiar’.
Por deklarata solli protestën e gjerë të sektorit, të mbështetur nga shumë qytetarë të thjeshtë.
“Arsimi publik është e ardhmja, një vend pas arsim nuk ka zhvillim, një vend pa profesionistë nuk mund të zhvillohet”, tha studentja protestuese 19-vjeçare Genes Robles.
Top Channel