KOSOVË

Pjesëmarrësit në krimet makabre gjatë luftës në Kosovë duhet të mbahen përgjegjës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për “punën e jashtëzakonshme” të zhvilluar gjatë hetimeve si dhe për arrestimin e një personi në Graçanicë, të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Sveçla tha se pjesëmarrësit në krimet makabre gjatë luftës në Kosovë duhet të mbahen përgjegjës, njofton rtv21.tv.

“Ndaj personit të arrestuar sot në Graçanicë, ka patur një punë të gjatë hetimore, nga e cila janë mbledhur prova të mjaftueshme  për ekzistimin e dyshimit për pjesëmarrje në krimet gjatë kohës së luftës. Në cilësinë e gardianit të burgut në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, gjatë asaj periudhe, në mënyrë sistematike, dyshohet se ka ushtruar torturë e dhunë çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë. Gjatë kontrolleve të zhvilluara dhe bastisjes në banesën e të dyshuarit ditën e sotme, janë gjetur dhe konfiskuar armë ilegale në posedim të personit”, shkroi ministri në një status në Facebook.

“Sado që vitet kalojnë, keqtrajtimet dhe torturat e atyre viteve nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar. Përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë”, shtoi në fund Sveçla. /21Media

Related posts

Tragjedi në Bosnje dhe Hercegovinë! Personi duke transmetuar pamjet “live” vrau gruan e tij dhe dy persona të tjerë

admin

Sanksionet duhet drejtuar Serbisë dhe jo Kosovës, përshëndesim distancimin e Shqipërisë nga “Open Ballkan”

admin

Tri here gjuajti me revole drejt saj, babai nga Prizreni tentoi ta vrasë vajzën e tij

admin

Leave a Comment