KOSOVË

Shpëtuam 15 policë të Kosovës

Banner

Komandandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka thënë se në veri kanë arritur të shmangin një masakër.

Në një intervistë për mediumin italian, Ristuccia tha se falë profesionalizmit të ushtarëve të KFOR-it, shpëtuan 15 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Falë profesionalizmit të njerëzve tanë nga e gjithë KFOR-i, të cilët u përgatitën në mënyrën më të përshtatshme dhe që zbatuan rregullat e angazhimit në mënyrën më korrekte, u shmang një masakër”, deklaroi komandanti Ristuccia.

“Ata vepruan aq profesionalisht, saqë mundën të menaxhonin forcën që të mos përshkallëzohej situata, kështu shpëtuam 15 policë të Kosovës, penguam të dy palët të përplaseshin, përndryshe do të duhej të merreshim me një problem krejtësisht të ndryshëm”, shtoi ai./Reporteri

Banner

Related posts

Anija shqiptare shpëton 55 emigrantë

admin

Faton Bislimi jep dorëheqje nga kryesia e LDK-së

admin

U dhunua dhe u mbajt peng 1 javë, policia merr në mbrojtje 28-vjeçaren

admin

Leave a Comment