AKTUALE

Si të bëni granola: Muesli krokant i bërë në shtëpi që është më i shëndetshëm se ai i blerë në dyqan

Përbërësit:

▪ 800 g tërshërë
▪ 200 g arra dhe fara
▪ 1 lugë kanellë
▪ 100 g fruta të thata (opsionale)
▪ 200 g miell kokosi
▪ një majë kripë
▪ 50 ml vaj ulliri
▪ 1,5 lugë çaji ekstrakt vanilje
▪ 50 g mjaltë

Përgatitja:

Përzieni tërshërën, miellin e kokosit, arrat e copëtuara dhe farat në një enë. Në një enë tjetër përzieni vajin e ullirit, mjaltin, vaniljen, kripën dhe kanellën dhe më pas tundni.

Masën me vaj dhe mjaltë e shtoni në tasin me tërshërë dhe më pas e përzieni mirë. Derdhni masën e bashkuar në një tepsi të mbështjellë me letër pjekjeje.

Rregullojeni mirë dhe piqeni në furrë të parangrohur në 150°C për afro gjysmë ore.

Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet plotësisht, më pas e copëtoni me duar dhe shtoni fruta të thata të grira sipas dëshirës.

Përziejini mirë.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

 

The post Si të bëni granola: Muesli krokant i bërë në shtëpi që është më i shëndetshëm se ai i blerë në dyqan appeared first on Kreu.

Related posts

Ligji i pagave, MPB pranoi mbi 33 mijë kërkesa për korrigjim të koeficientëve

admin

Bajram Rexhepi dhe Faton Ahmeti në iftarë të përbashkët me KV Sellcë dhe LLacë

Gjyla Halili

Në kohë dhe pa ndërprerë filloi votimi në Prilep

Gjyla Halili

Leave a Comment