KOSOVË

Përplase Kurti-Jabllanoviq, ky i fundit i “premton” banesë kryeministrit të Kosovës

Banner

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngreh dyshime se ish-kandidati për kryetar të Komunës së Leposaviqit,  Aleksandar Jabllanoviq është tërhequr nga gara për kryetar të Leposaviqit për shkak të presionit të madh. E për këtë Kurti thotë se ka dëgjuar se ka marrë shpërblime nga Beogradi.

“Kam menduar se të paktën Aleksandar Jabllanoviq do të fitonte në Leposaviq, por ai doli nga gara më 21 prill, dy ditë para fitores së sigurt. Kam dëgjuar se ka fituar një milion euro dhe dy banesa në Beograd. Ndoshta nuk është e saktë, por gjithsesi duhet të jetë presion tepër i madh apo ofertë tepër luksoze, që e ka shtyrë Jabllanoviqin të thotë se ai nuk do të gjuajë menjëherë penalltinë.Përfaqësuesit e Listës Serbe, sikur edhe Jabllanoviqi, kanë thënë gjithfarë gjërash për Kosovën dhe për mua, por unë kam mbetur i gatshëm t’i pranoj si kryetarë të ardhshëm komunash. Fatkeqësisht, nuk kam as fuqi e as vullnet që t’i detyroj të kandidojnë në zgjedhje.”, ka thënë Kurti në videomesazhin drejtuar serbëve të Kosovës.

E për këtë ka reaguar vet Aleksandar Jabllanoviq, i cili ka ironizuar duke thënë se është i gatshëm t’ia jap Kurtit “një banesë dhe 500 mijë euro, në rast se ai i tregon se ku është banesa tjetër dhe pjesa tjetër e parave”.

“Në një sistem serioz demokratik, sot për intervistim në prokurori do të ishte z. Albin Kurti apo unë. Meqë jemi larg nga demokracia, unë po i jap kryeministrit 1 banesë dhe 500 mijë euro, por po e lus të më tregojë se ku është banesa tjetër dhe pjesa tjetër e parave”, ka shkruar Jabllanoviq në Twitter.

Banner

Related posts

Autobusi me 38 pasagjerë del nga rruga, raportohet për viktima

admin

Lirohet avokati Besnik Berisha, refuzohet kërkesa për paraburgim

admin

Arrestohet edhe një person për sulmin ndaj gazetarëve në veri

admin

Leave a Comment