BOTA

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës bën bashkë diplomatë, politikanë dhe biznesmenë nga 60 vende të botës

Zyrtarë ukrainas, diplomatë, politikanë dhe biznesmenë nga më shumë se 60 vende të botës janë mbledhur për Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës.

Mes të pranishmëve janë kryeministri ukrainas, ministri i jashtëm Dmytro Kuleba dhe kryeministri Denys Shmyhal.

Presidenti i vendit Volodymyr Zelenskyy, i cili po bën presion që Ukraina të bashkohet me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, u bëri thirrje përmes një videolive udhëheqësve perëndimorë që të kenë “guximin” për të pranuar se vendi i tij është tashmë një pjesë kyçe e aleancave të tyre ekonomike dhe të mbrojtjes.

Boris Johnson, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, i bëri thirrje Perëndimit që të përqëndrohet në “sigurimin e një fitoreje të Ukrainës” dhe të pajisë Kievin me avionë luftarakë F-16.


Top Channel

Banner

Related posts

Kongresi thellon hetimet ndaj Presidentit Biden

admin

Schmidt kërkon ndjekjen e mohuesve të gjenocidit në Srebrenicë

admin

Shkencëtari rus që qëndronte në krye misionit që dështoi në Hënë, dërgohet me urgjencë në spital

admin

Leave a Comment