AKTUALE

KASAMI: UT PO KAPET NGA AHMETISTËT, TË ANULOHEN ZGJEDHJET PËR REKTOR

Banner

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka kërkuar që të anulohen zgjedhjet për rektor në UT pas tërheqejes nga gara të tre kandidatëve për këtë post.

Sipas Kasamit ky tempull i dijes po kapet nga BDI dhe Ahmetistët siç i quan ai.

“Universiteti i Tetovës është themeluar me gjak dhe me mundin e këtij populli, ndërsa së fundmi ky universitet drejtohet pa asnjë kriter dhe mbi baza familjare, logjikë kjo që nuk kursen as gjakun e derdhur të popullit për këtë universitet, vetëm e vetëm që dikush të realizojë interesat e veta meskine. Tërheqja e tre kandidatëve nga gara për rektor të Universitetit të Tetovës, përfundimisht flet për përzierje të “Ahmetistëve” në Universitetin e Tetovës, dhe kapjen e tij nga ana e politikës dhe bandave brenda tij. Pas kësaj tërheqjeje, kandidati i vetëm që mbeti për rektor i UT-së, nuk e dimë se kundër kujt do të garoj. Kërkojmë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por edhe Inspektoratit të Arsimit që një herë e përgjithmonë të pastroj UT-në nga ndikimet politike dhe t’ia kthej kredibilitetin ketij tempulli të dijes”, ka theksuar Kasami

Këto grupime sipas Kasamit në UT e çojnë atë drejt shaktërrimit vetë universitetim

“Grupimet politike që e drejtonë UT-në si në rektorat, poashtu edhe në Senatin e Universitetit, këtë tempull të dijes vetëm se e çojnë drejt shkatërrimit dhe humbjes të edhe atyre pak vlerave të mbetura. Përfundimisht Universiteti i Tetovës duhet të anulojë këto zgjedhje të kurdisura nga BDI-së dhe ish udhëheqësia dhe në krye të këtij tempulli të dijes të vijnë njerëz me vlera shkencore e akademike, ose në të kundërtën do të përballen me protesta masive jo vetëm të studentëve, por edhe të gjithë popullatës, e cila dikur u bë mur i gjallë për mbrojtjen e këtij universiteti nga milicia e dikurshme”, ka shkruar mes tjerash kreu i BESËS, Bilall Kasami.

Banner

Related posts

Mark Gjonaj: Programi shkollor dygjuhësh në NYC do ta ruajë gjuhën tonë për brezat që do të vijnë!

Gjyla Halili

Kryetari Ahmeti realizoi takim me sekretariatin për mundësi të barabarta në BDI, Ajdari: Prioritet i yni, mbrojtja e dinjitetit të shqipëtarëve në vend

Gjyla Halili

Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

Gjyla Halili

Leave a Comment