BOTA

Dërgoi turistët drejt rrënojave të Titanikut, bileta për një udhëtim kushtoi 250 mijë dollarë

Nëndetësja turistike që u zhduk rrugës për në rrënojat e Titanikut në Oqeanin Atlantik, kishte një pilot dhe tre pasagjerë që paguanin 250 mijë dollarë secili për këtë aventurë, si dhe, siç e quajti kompania që organizoi gjithçka, një “ekspert të përmbajtjes”.

Sipas raportimeve, një zhytje drejt Titanikut, duke përfshirë zbritjen dhe ngjitjen, zgjat rreth tetë orë, raporton BBC.

Faqja e internetit e OceanGate thotë se ajo zotëron tre nëndetëse dhe vetëm ajo që mungon, e quajtur Titan, është në gjendje të zhytet aq thellë sa të arrijë në rrënojat e legjendarit Titaniku, që u fundos në udhëtimin e parë nga Southampton, Angli në Nju Jork, SHBA më 15 prill 1912.

Kjo nëndetëse peshon 10,432 kilogramë dhe, sipas faqes së internetit të kompanisë, mund të arrijë një thellësi prej 4,000 metrash dhe mund të mbijetojnë në të për 96 orë një ekuipazh prej pesë personash.

Nëndetësja që transportonte turistë në një turne në rrënojat e Titanikut, është zhdukur në Oqeanin Atlantik
Një rimorkiator i quajtur Polar Prince, i cili përdoret për transportin e nëndetëseve, gjithashtu mori pjesë në ekspeditë, transmeton Telegrafi.

Titaniku, anija më e madhe e kohës, goditi një ajsberg në udhëtimin e parë nga Southampton, Britani në Nju Jork, SHBA më 14 prill 1912.

U fundos dy orë e 40 minuta më vonë, në orën 2:20 të mëngjesit të nesërmen. Nga 2200 pasagjerë dhe ekuipazh në bord, më shumë se 1500 vdiqën.

Titaniku, rrënoja e të cilit shtrihet rreth 600 kilometra larg brigjeve të Neëfoundland, Kanada, është hulumtuar gjerësisht që nga zbulimi i rrënojave në 1985.

Mbetjet shtrihen në fund të Atlantikut në dy pjesë, me harkun dhe sternën rreth 800 metra larg njëra-tjetrës. Një fushë e madhe mbeturinash rrethon anijen e fundosur.


Top Channel

Related posts

Nga vapa në përvëlim! Përkeqësim i situatës në Itali e Greqi, zjarre në Spanjë

admin

“Jo mbreti im”, Pallati i Buckinghamit  “u pushtua” nga një grup antimonarkistë që u paraqitën si turistë

admin

Tragjike! Tërmeti në Marok u mori jetën një klase të tërë nxënësish

admin

Leave a Comment