BOTA

Kreu i Wagnerit sulmon sërish udhëheqjen ushtarake ruse

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin në deklaratën e tij të re të hapur sulmoi ushtrinë ruse sepse, siç thotë ai, nuk njohu angazhimin e luftëtarëve të grupit Wagner që morën pjesë në ‘marrjen’ e Bakhmutit.

Ndryshe pas më shumë se një vit luftime të ashpra dhe numri të madh të ushtarëve të vrarë rusë, kreu i grupit famëkeq rus pretendonte se kanë arritur ta marrin nën kontroll qytetin e Bakhmutit në lindje të Ukrainës.

Megjithatë, Kievi reagoi menjëherë duke thënë se asgjë nuk ka ndryshuar në terren, dhe se ushtria ukrainase gjendet atje duke mbrojtur pozicionet e saj dhe për asnjë moment nuk do të lejojnë që qytetin ta marrin nën kontroll rusët.

Kreu i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës: Rusët kanë minuar centralin bërthamor të Zaporizhzhia
Bakhmuti është bërë pika më e nxehtë e luftës në Ukrainë, ku vet Prigozhin ka pranuar se dhjetëra mijëra luftëtarë të Wagnerit janë vrarë duke tentuar të avancojnë atje.

Madje ai ka sulmuar ushtrinë ruse se nuk po u dërgojnë armë dhe municion luftëtarëve të tij, që sipas Prigozhinit po përdoren si mish për top.


Top Channel

Banner

Related posts

Diskutime për problematikat globale, Joe Biden tur në Europë përpara samitit të NATO-s

admin

Shenjat e para të revoltës në Rusi, raportohet se SHBA-ja i kishte pikasur më herët

admin

Miliona njerëz arrijnë në Mekë për haxhin e madh në vapën saudite

admin

Leave a Comment