AKTUALE

Regjistrimi në shkollat e mesme, Selami vizitë në QSHA”Boro Petrushevski”

Banner

Sot dhe nesër është afati i parë i regjistrimit në shkollat e mesme, ndërsa i dyti është më 27 dhe 28 qershor. Me këtë rast, drejtori i byrosë për metrologji Abdulselam Selami sot vizitoi një nga shkollat profesionale QSHA”Boro Petrushevski”.Bashkë me drejtorin dhe zëvendës drejtorin e kësaj shkolle biseduan për mundësitë dhe drejtimet që ofron kjo shkollë, si dhe për kushtet me të cilat posedon.
“Për shkak të deficitit të kuadrove profesionale, si Drejtor i Byrosë së Metrologjisë, shfrytëzoj rastin që të ftoj semimaturantët të regjistrohen në shkollat e mesme teknike të drejtimeve të ndryshme, sepse këto drejtime japin mundësi te reja për studime por edhe punësim, si dhe funksionim profesional të institucioneve shtetërore dhe private, që ndikojnë ne zhvillimin ekonomik të vendit.
Në periudhën në vijim, si drejtor do të angazhohem që të lidhim bashkëpunim ndërinstitucional me të gjitha shkollat teknike në vend dhe do të hapim mundësi të reja për zhvillimin e mësimit praktik në laboratoritë e Byrosë së Metrologjisë.
Të gjithë nxënësve ju roj suksese dhe pranim në shkollat e mesme ku ata synojnë!-shkruan Selami.

Banner

Related posts

MBAHET MBLEDHJA KONSTITUIVE E MYFTINISË SË BFI TETOVË

Gjyla Halili

Sa të pasura janë partitë politike, dalin të dhënat zyrtare

Gjyla Halili

Sot vendosen afatet për fjalët përfundimtare në gjyqin ndaj katërshes së UÇK-së

Gjyla Halili

Leave a Comment