KOSOVË

Policia bastis kampin e muxhahedinëve në Durrës! Banorët e Ashrafit në protestë, pretendojnë se ka të vrarë

Banner

Policia e Shqipërisë sot po realizon bastisje në ambientet në territorin e kampit  të muxhahedinëve MEK në Manzë të Durrësit, në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimit të sulmeve kibernetike. Në zbatim të këtij urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata, Policia ka marrë masa për zbatimin dhe në këto momente ndodhet brenda kampit. Por teksa forcat blu vijojnë kontrollet e ambienteve, banorët e Ashrafit janë ngritur në protestë. 

Nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se nuk ka persona të vrarë, por janë kryer vetëm kontrolle. Banorët e Ashrafit pretendojnë se ka persona të vrarë nga përplasja me Policinë.

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim mbi kontrollet në ambientet dhe zyrat në kampin MEK. Sikurse thuhet në njoftim, “Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku  banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës”.

Banner

Related posts

Tensione në veri të Kosovës, Serbia ngre gatishmërinë luftarake

admin

Policia e Kosovës nuk tërhiqet nga komunat veriore

admin

Rama paralajmëron sanksione ndërkombëtare ndaj Kosovës

admin

Leave a Comment