SHQIPËRI

Shqiprim Arifi: Edi Rama flet çdo javë në telefon me Vuçiqin

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se në këto 20 vitet e fundit, Kosova dhe Shqipëria nuk kanë bërë asgjë për Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se Prishtina dhe Tirana nuk i kanë avokuar të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“20 viteve të fundit, fare nuk kanë bërë për Luginën e Preshevës, dhe më vënë në situatë të imponuar për të kritikuar. Sepse unë e pres nga Serbia të na bëjnë atë që e bëjnë, por që na harrojnë qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë”, ka thënë Arifi.

Më pas ai tha se kryeministri shqiptar, Edi Rama bisedon një herë në javë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Kemi pritur që të bëjnë avokim për të drejtat tona, Shqipëria që është në shumë vite në organizata ndërkombëtare. Serbia ka qenë udhëheqëse e OSBE. Shqipëria e cila e ka një kryeministër që është mik me Aleksandër Vuçiqin flet niher në javë dhe takohet disa herë në vit”, ka thënë ai.

Pas kësaj gazetari Ilir Mirena e pyeti se “nga e ka këtë informacion për Ramën”.

“Dihet kjo”, tha Arifi.

“Jo kjo dihet është paragjykim”, ia ktheu Mirena. 

Banner

Related posts

Veliaj për protestën e opozitës: E degraduar dhe zhgënjyese

admin

Ambasada britanike dënon sulmin kriminal ndaj Top Channel-it: Përgjegjësit të dalin sa më parë përpara drejtësisë

admin

Shkarkohet ministri serb që kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

admin

Leave a Comment