KOSOVË

Vazhdojnë të jenë të bllokuara pikat kufitare Kosovë-Serbi

Banner

Pikat kufitare Kosovë- Serbi vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pikat kufitare në Merdarë, Janirnjë dhe Bernjak janë të bllokuara me kamionë e autobusa.

Këto pika kufitare janë të bllokuara nga banorët serbë të dielën, përcjell portali tv21.tv

Sipas videove të shpërndara, serbët që jetojnë në Kurshumli – rreth njëqind metra nga vendkalimi administrativ me Kosovën në anën serbe – kanë vënë në rrugë automjete të rënda për të pamundësuar qarkullimin.

Derisa, Shefi i stafit në Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD),  Sharr Jakupi, të dielën u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos udhëtojnë nëpër Serbi.

Ai tutje ka kërkuar që të gjithë ata që tashmë kanë hyrë në Serbi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit./21Media

Banner

Related posts

Vuçiçi thotë se pret “ofensivë të re” nga Kurti

admin

Kurti diskuton me Lajçakun për uljen e tensioneve

admin

I nxehtë ekstrem në Turqi, termometri shënon 49 gradë

admin

Leave a Comment