Hetimet për vdekjen e katër anëtarëve të një familjeje në Londër ka marrë një tjetër rrjedhë, pasi pista kryesore e hetimeve tashmë është vrasja.
Hetuesit dolën në këtë përfundim sepse nëna e fëmijëve, besohet të jetë vrarë, pasi iu gjetën lëndimet e forta të mprehta në qafë.
Monika Wlodarczyk, 35 vjeçe, Michal Wlodarczyk, 39 vjeç, Maja Wlodarczyk, 11 vjeçe, dhe tre vjeçari Dawid Wlodarczyk u zbuluan nga policia në një pronë në Bedfont të Hounslow, të premten pasdite pasi u ngritën shqetësimet nga shkolla e të miturve.
Një ekzaminim pas vdekjes ka zbuluar se zonja Wlodarczyk vdiq nga lëndimet e forta të mprehta dhe vdekja e saj po trajtohet si vrasje.
Ende nuk do të kryhen ekzaminimet pas vdekjes për fëmijët, ndërsa ende ekzistojnë shumë polemika për autorin. Ende nuk dihet se në cilën datë ka vdekur familja katër anëtarëshe.
Mësuesit e 11-vjeçares ishin shqetësuar pasi ajo nuk kishte ndjekur shkollën që nga e hëna e 12 qershorit dhe anëtarët e familjes nuk u ishin përgjigjur mesazheve.
Sky News shkruan se sipas të njohurve ata ishin një familje e mrekullueshme, për të cilën tonë se nuk kishte probleme. Prindërit punonin dhe siguronin jetesën me punë të ndryshme.
Top Channel