BOTA

“Tunizia do të mbrojë kufijtë e saj”, i thotë presidenti ministrave gjermanë e francezë (fotot)

“Tunizia nuk mund të mbrojë dot kufij që nuk janë të sajët prandaj nuk pranon të bëhet një vend i fajësuar pa meritë,” tha sot presidenti vendit Kais Saied, gjatë një bisede të përbashkët me ministrin e brendshëm francez Gerald Darmanin dhe atë gjermane Nancy Faeser në qytetin verior Carthage.

Ministrat evropianë kishin ardhur për të bashkuar forcat në reduktimin e vdekjeve në rrugët mesdhetare të emigracionit, duke biseduar me presidentin dhe homologët e tyre në Tunizi.

Vendi është kthyer së fundmi në një pikë kryesore tranziti të emigrantëve drejt Evropës dhe rrjedhimisht të tragjedive detare që shoqërojnë tentativat e rrezikshme.

Udhëtimi dy-ditor i ministrave gjermanë e francezë vjen pas tragjedisë më të fundit në Mesdhe, të përmbysjes së barkës me emigrantë që tentonte të arrinte në Itali, e nisur nga Libia, fqinja e Tunizisë.

Më shumë se 500 emigrantë beoshet se kanë humbur jetën në fundojen e të mërkurës pranë brigjeve greke, duke shtuar kritikat ndaj Evropës për dështimet e vazhdueshme në parandalimin e tragjedive.

Në një deklaratë të zyrës së ministrit gjerman për udhëtimin thuhej: “Duam të krijojmë rrugë të ligjshme emigracioni për eliminimin e biznesit çnjerëzor ë trafikantëve”.

“Duam që të mbrohen të drejtat njerëzore të refugjatëve dhe të ndalojnë tragjeditë e tmerrshme në detin Mesdhe”.