BOTA

“Ka ardhur koha”, ushtria izraelite sulmon Bregun Perëndimor/ Të vrarë e të plagosur

Pa asnjë paralajmërim, forcat izraelite mësynë kampin e refugjatëve në Xhenin të Bregut Perëndimor, duke vrarë tre palestinezë e atje e duke plagosur gati 40 të tjerë.

Sulmi nisi në orët e para të ditës, me trupat e shtetit hebre që hapën zjarr, e përdorën edhe granata shurdhuese e gaz toksik. Njëri prej palestinezëve të vrarë, ishte i mitur.

Viktimat janë të moshave 21, 19 dhe 15 vjeç. Ushtria izraelite deklaroi se synimi i bastisjes ishte prangosja e dy personave të dyshuar, ndërsa foli për një “shkëmbim masiv zjarri”.

Njëri prej të dyshuarve të përmendur në deklaratën e saj, ishte “djali i një lideri të burgosur të Hamasit”. Më tej, pretendohet se në kohën kur automjetet ushtarake izraelite po dilnin nga kampi, “njëri prej tyre u godit me mjet shpërthyes” e pas kësaj, helikopterët ushtarakë nisën të qëllonin, siç thuhet, drejt personave të armatosur.

Pamjet filmike të verifikuara nga agjencia Sanad treguan një helikopter izraelitë duke lëshuar drejt kampit. Ministri izraelit i financave, Bezalel Smotrich, ka bërë publikisht thirrje publikisht për “një operacion në shkallë të gjerë në të gjithë Bregun e pushtuar Perëndimor, me pretendimin se tashmë, ka ardhur koha për një hap të tillë.


Top Channel

Banner

Related posts

“E kishte pritur për një kohë të gjatë”, mjeku vritet në ditën e parë të punës, pamje tronditëse nga bombardimet ruse

admin

Kina zgjedh kryeministër aleatin e Xi Jinping

admin

Mot me përmbytje! Në Spanjë ka patur probleme në zonat turistike

admin

Leave a Comment