BOTA

Gjyqi i ri ndaj Navalnyt do të nisë brenda burgut

Navalny veçse ka mbajtur dy prej nëntë vjetëve të një dënimi paraprak dhe përballet edhe me akuza të reja, për të cilat mund të dënohet deri në 30 vjet burgim.

Gjyqi mbahet në verilindje të Moskës, në rajonin Vladimir.

Ai përballet me shtatë akuza të reja, përfshirë themelim dhe financim të një organizate ekstremiste dhe minimizimit të nazizmit.

Kritiku i Kremlinit hedh poshtë të gjitha akuzat, që thotë se janë të motivuara politikisht. Gjyqi aktual ka nisur më 6 qershor, po deri më tani janë zhvilluar vetëm çështje procedurale prapa dyerve të mbyllura.

Nga e hëna pritet që gjyqi të jetë publik, megjithatë në të nuk do të lejohen të marrin pjesë gazetarët, thanë avokatët e tij.

Navalny u helmua me agjentin nervor, Noviçok, gjatë një udhëtimi për në Siberi verën e vitit 2020. Ai ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, dhe shërbimet e inteligjencës së Rusisë se qëndrojnë prapa helmimit. Pas trajtimit mjekësor në Gjermani, ai u kthye në Rusi. Me të arritur në Rusi ai u arrestua.

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut thonë se Navalny është i burgosur politik. /REL

Related posts

Gjendet një kryqëzim i rrallë salmon-peshkaqen në lumin amerikan! Bisha 500 kg alarmon qytetarët

admin

Vullkani Kilauea në Hawai shpërthen sërish në lumenj llave të kuqe (fotot)

admin

Më 26 shkurt festë e madhe në New York për 16 vjetorin e pavarsisë së Kosovës

Gjyla Halili

Leave a Comment