BOTA

Video/ 25-vjeçari në Turqi vret ish-gruan dhe vjehrrin në mes të rrugës

Turqia është tronditur nga krimi brutal i kryer nga 25-vjeçari Mersan Koce, i cili vrau në mes të rrugës ish-bashkëshorten dhe babain e saj.

Vrasja është regjistrua nga kamera e një celularit. Në video shihet se 25-vjeçari ka ndalur makinën e tij para mjetit që drejtohej nga ish-bashkëshortja e tij, Bilge Kaya, dhe përleshet me babain e saj, i cili përpiqej t’i marrë kallashnikovin që po mbante në duart e tij.

Gjatë zënkës, mesditën e së premtes, 25-vjeçari shihet duke qëlluar drejt makinës në të cilën ndodhej ish-bashkëshortja e tij dhe sekonda më pas qëllon ish-vjehrrin duke e lënë atë pa ndjenja në mes të rrugës.

25-vjeçari më pas shkon makinës dhe qëllon sërish ish-gruan e tij. Sipas mediave turke, vrasja ka ndodhur menjëherë pas vendimit të gjykatës ku i dha kujdestarinë e fëmijës 4 muajsh nënës.

Babë e bijë dhanë frymën e fundit në spital ku u dërguan të plagosur rëndë, ndërsa 25-vjeçari u largua nga vendi i vrasjes.

Më pas policia turke, arrestoi 25-vjeçarin dhe u akuzua për dy vrasje.

Mediat turke po publikojnë foto të vrasësit 25-vjeçar duke pozuar me një armë që mund të ketë qenë ajo që ka përdorur në vrasjen e dyfishtë.