KOSOVË

I shpallëm të gjithë diplomatët rusë “persona non grata”, ndikimi i Rusisë në Mal të Zi asnjëherë nuk ka qenë më i vogël se tani

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një intervistë për TV21 nga Forumi për Dialogut i Prespës tha se ndikimi i Rusisë në Mal të Zi nuk ka qenë kurrë më i vogël se vitin e kaluar, nën qeverisjen e tij. Ai thotë se i kanë shpallur “persona non grata” të gjithë diplomatët e Federatës Ruse në Mal të Zi dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe me njerëzit e tyre në ambasadën në Moskë.

“Ne po përpiqemi të përmirësojmë marrëdhëniet me Serbinë dhe mendoj se është detyrë e çdo kryeministri të Malit të Zi dhe secilit prej udhëheqësisë së tij për marrëdhënie me të gjithë fqinjët, dhe sigurisht më së shumti me Serbinë, për shkak të shkëmbimit të gjerë tregtar dhe lidhjes së malazezeve me Serbinë, të jenë sa me të mira. Ky është qëllimi kryesor. Nuk ka asnjë ndikim në këtë dhe çështja më e rëndësishme që ka munduar shtetin malazez për mbi 30 vjet ka qenë marrëdhënia e pazgjidhura me Kishën Ortodokse Serbe. Dhe këtë çështje e kemi zgjidhur gjatë mandatit të kësaj qeverie dhe mendoj se kemi arritur një rezultat të rëndësishëm. Nuk ka dyshim se është kështu, por ka propagandë nga disa njerëz që kanë qenë në pushtet për një kohë të gjatë, dhe tani kanë humbur avantazhet e pushtetit, ndaj duan të portretizojnë gjithçka në një dritë katastrofike. Por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Për fat të mirë, ata nuk janë më aty, por prandaj ka rezultate shumë të dukshme në të gjitha fushat, përfshirë ato që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal”, thotë Abazoviq për TV21.

Related posts

Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme

admin

KFOR të mos i pengoj gazetarët meqë siguri nuk po iu ofron

admin

Lista Serbe kundërshton kryetarët e veriut, i jep ultimatum Qeverisë së Kosovës

admin

Leave a Comment