BOTA

Shkatërrimi i digës në Ukrainë, New York Times: Shpërthimi i brendshëm është detonuar nga Rusia

Provat sugjerojnë se shkatërrimi i digës Kahovka në zonën e kontrolluar nga rusët në Ukrainë, është shkaktuar nga një shpërthim i brendshëm që është detonuar nga Rusia, ka raportuar New York Times.

Diga u shkatërrua më herët gjatë këtij muaji. Duke cituar inxhinierë dhe ekspertë të eksplozivëve, gazeta amerikane tha se hetimi ka gjetur prova që sugjerojnë se pajisja shpërthyese ishte vendosur në një vendkalim në digë, ku dhe u detonua, duke shkatërruar digën më 6 qershor.

Provat qartazi sugjerojnë se diga u shkatërrua nga shpërthimi që u krye nga pala që e kontrollon atë: Rusia”, tha NYT.

Ndaras, një ekip ekspertësh ligjorë ndërkombëtarë, që u kanë ndihmuar prokurorëve ukrainas në hetimin e tyre, thanë se gjetjet paraprake sugjerojnë se “ka shumë të ngjarë” që shembja e digës në rajonin ukrainas të Hersonit është shkaktuar nga eksplozivët e vendosur nga rusët.

Kremlini e akuzon Kievin se ka sabotuar digën hidroelektronike, që kishte një rezervuar të madh të ujit, për të ndërprerë burimin kyç të ujit për Krimenë – që Rusia ka aneksuar paligjshëm nga Ukraina më 2014 – dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga kundërofensiva e saj “e dështuar” ndaj forcave ruse.

Ukraina e akuzon Rusinë se e ka hedhur në erë digën e epokës sovjetike që është nën kontrollin rus që në ditët e para të pushtimit, që Moska nisi më 2022, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, duke shkatërruar toka bujqësore dhe duke ndërprerë furnizimet me ujë për civilët.

NYT citoi inxhinierët të kenë thënë se një ekzaminim i plotë i digës pas tërheqjes së ujit, mund të përcaktojë se si rrodhën ngjarjet që çuan në shkatërrimin e saj.

Erozioni nga uji që kalon nëpër portat mund të kishte çuar në një dështim nëse diga do të ishte projektuar keq, ose nëse betoni i vendosur në të do të ishte nën standardet e kërkuara. Por, inxhinierët thanë se kjo ishte e pamundur që të ketë shkaktuar” shkatërrimin e digës, raportoi NYT./Rel


Top Channel

Related posts

OKB: Vendet e pasura përdorin taktika “grabitqare” ndaj popujve të varfër

admin

Moska rrit sigurinë, shefi i Wagnerit akuzohet për nxitje të rebelimit ndaj Rusisë

admin

Rikthehet dënimi me vdekje në SHBA

admin

Leave a Comment