AKTUALE

NATO: Po përcjellim me seriozitet ngjarjet në veri – palët të respektojnë vijën kufitare administrative

Banner

Aleanca Veri-Atlantike (NATO), ka deklaruar se është duke i përcjell me seriozitet ngjarjet në veri të Kosovës.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu në një postim në Twitter, ka shkruar se KFOR-i po i merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt.

“NATO i merr shumë seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës. KFOR po merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç autorizohet me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka shkruar Lungescu.

Ajo më tej ka shtuar se angazhimi i KFOR-it në zbatimin e mandatit të tij është i palëkundur, siç edhe tregohet nga vendosja e fundit e 500 trupave shtesë.

“I rikujtojmë edhe një herë të gjitha palëve obligimet e tyre ndaj KFOR-it sipas Marrëveshjes Teknike Ushtarake…duke përfshirë respektimin e vijës kufitare administrative, procedurat për Policinë e Kosovës dhe Marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri. Këto detyrime janë krijuar për të siguruar veprim të koordinuar, për të shmangur përshkallëzimin, dhe ruajtjen e mjedisit të sigurt”, ka shkruar Lungescu. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Bojmacaliev për vizitë në SPB Manastir, NJPB Prilep dhe NJP Krushevë

Gjyla Halili

Arrestohen dy të rinj në Shkup, kanë ndezur fishekzjarrë në ditë zie

Gjyla Halili

Rexhepi: Bilall Kasami shpenzon minimalisht 2 milionë euro për militantët partiakë

Gjyla Halili

Leave a Comment