Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), të shtunën ka dalë me një deklaratë të re lidhur me situatën në veri të Kosovës, pas kidnapimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nga forcat serbe.
DASH i bëri thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së tij që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të rrëmbyer më 14 qershor.
Sipas DASH, policët kosovarë po mbahen në burg në Serbi nën akuza të rreme.
E pas kësaj deklarate, ka reaguar deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.
Ajo në një postim në Twitter, ka shkruar se e mirëpret këtë reagim të SHBA-ve, derisa ka përmendur se vendimi i kryeministrit Albin Kurti për
Zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller, përmes një deklarate për media tha se “arrestimi dhe ndalimi i tyre me akuza të rreme, ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar”.
“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor. Arrestimi dhe ndalimi i tyre i vazhdueshëm për akuza të rreme ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar”, tha Miller. /Telegrafi/