Çifti Luiz dhe Kiara janë ndër personazhet me të përfolur të momentit.
Dyshja që krijuan lidhje gjatë rrugëtimit të tyre në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, kurorëzuan dashurinë me martesë në natën finale.
Tani që formati ka përfunduar, krahas angazhimeve profesionale, ata po vazhdojnë përkushtimin edhe ndaj njëri-tjetrit.
https://www.instagram.com/p/CtjxFSbtKDQ/
Ndonëse po përpiqen ta mbajnë jetën private larg syrit të publikut, herë pas here Luizi dhe Kiara nuk i kursejnë komentet në rrjetet sociale.
Fituesi i BBVA 2 publikoi ditën e djeshme (e premte) videoklipin e këngë “Përjetësisht”, dhe në hapësirën e komenteve Kiara bëri një dedikim për të.
“Përjetësisht në zemrën time”, ka shkruar Kiara, ndërkohë nuk mungoi as përgjigjja e Luizit, i cili shkroi: Kiara, në dhomë të rrëfimit”.
Ndryshe, theksojmë që aktualisht Luizi ndodhet në Amerikë, ku po mban koncerte për bashkatdhetarët atje.
Ndërkohë, Kiara sapo ka përfunduar xhirimet e emisioni më të ri të saj që u bën në Turqi.