AKTUALE

Myftiu i Tetovës Qani ef.Nesimi përcolli grupin e tretë të nijetlinjëve për haxh

Përcjellja e grupit të tretë e nijetlinjëve për haxh

Sot më 16.06.2023 (e premte), në orët e hershme të mëngjesit në Objektin për Shërbime Fetare dhe Sociale, grupi i tretë i nijetlinjëve për haxh bashkë me Myftiun, kolegët e Myftinisë dhe udhëheqësit e haxhit u nisën për në Aeroportin e Shkupit.
Para nisjes për në Aeroport, haxhinjtë falën namazin e sabahut ku priu referenti për arsim fetar, hfz. Abdurahim ef. Murati. Pas faljes sa namazit u bë edhe duaja haxhit nga ish Myftiu, Alifekri ef. Esati.
Më pas Myftiu i Tetovës i përshëndeti të gjithë haxhinjtë dhe ua bëri përhajr nijetin për Haxh, duke lutur Allahun Fuqiplotë t’ju jep shëndet, fuqi, sabër e t’ua mundësojë që me një lehtësim ta kryejnë këtë ibadet dhe të kthehen me haxh të pranuar!

Nisja e haxhinjëve për në Aeroportin e Shkupit u bë me dy autobusa të organizuar nga Myftinia e Tetovës!

Myftinia e Tetovës të gjithë haxhinjëve u dëshiron rrugë të mbarë duke lutur Allahun Fuqiplotë të kthehen shëdoshë e mirë e me haxh të pranuar!

Related posts

Arsovska inspektoi trajnimin dhe vënien në funksion të fabrikës së dytë për kompostim efikas të mbeturinave organike

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj kujton Skënderbeun: Forca dhe shpirti i tij udhëheqës na mësuan se nëpërmjet unitetit, ne jemi të pathyeshëm

Gjyla Halili

Nga dita e parë e Qeverisë do të shkarkohen drejtorët ekonomik të Klinikave, paralajmëron Taravari

Gjyla Halili

Leave a Comment