KOSOVË

Grupe ekstremistësh të kontrolluara nga Beogradi nuk e durojnë dot as policinë e as gazetarët

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmin e gazetarëve që ndodhi sot në Leposaviq nga ana e disa personave të maskuar serbë.

Kurti i quan grupe ekstremistësh dhe të kontrolluara nga Beogradi, të cilët sipas tij, nuk i durojnë Policinë e Kosovës, por as gazetarët, raporton Arbresh.info.

“Grupe ekstremistësh të kontrolluara nga Beogradi nuk e durojnë dot as policinë e as gazetarët. Policia e Kosovës i shërben drejtësisë dhe ligjit, gazetaria e Kosovës i shërben demokracisë dhe transparencës. Sot në Komunën e Leposaviqit nga bandat kriminale janë sulmuar gazetarët që ishin të pranishëm gjatë përpjekjeve të disa individëve për të shkaktuar trazira e dhunë”, shkruan Kurti në Facebook.

I pari i Qeverisë përmend me emra gazetarët që mbetën të lënduar nga ky sulm, duke u uruar shërim sa më të shpejt.

Po ashtu, Kurti kërkoi nga organet gjegjëse sjelljen e sulmuesve para drejtësisë.

“Kameramani Bardh Bekteshi dhe gazetarja Dorentina Thaqi, kanë pësuar lëndime në kokë dhe trup. Kameramanët tjerë, Albin Rrahmani dhe Ardijan Shala kanë pësuar lëndime në trup. Në këmbë janë lënduar gazetaret, Laura Kerolli e Qendresa Sinani, kurse në krah ka marrë lëndime gazetari Pleurat Salihu. Urojmë shërim të shpejtë për kameramanët dhe gazetarët. Ftojmë institucionet dhe diplomatët ndërkombëtarë të mbajnë qëndrim, dhe të mbështesin institucionet e Kosovës që të sjellin para drejtësisë të gjithë sulmuesit e Policisë së Kosovës, KFOR-it e sidomos gazetarëve”, shkruan Kurti.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme në sulmin që iu bë mediave në Leposaviq, ka mbetur i lënduar gazetari i Arbresh.info, Pleurat Salihu. Ai ka pësuar thyerje nëkrahëror.

Related posts

SPAK sekuestron pajisjet e video-përgjimit të Safet Gjicit në shtëpinë e ‘të dashurës’

admin

Eksplodim në Mitrovicë, dëmtohen tri objekte

admin

Mbërrin në Turqi, grupi i dytë i efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

admin

Leave a Comment