KOSOVË

Kjo tregon se Beogradi s’ka dhënë asnjë shenjë për ta qetësuar situatën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca reagoi për sulmin që iu bë sot gaetarëve në Leposaviq.

Ai tha se ky sulm tregon se Beogradi nuk ka bërë asnjë hap për të ndalur bandat kriminale.

“Edhe sulmi i sotëm i grupeve të maskuara kriminale ndaj gazatarëve të medieve kosovare, tregon se Beogradi nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe shenjë ndaj këtyre grupeve që i menaxhon për ta qetësuar situatën në veri të Kosovës.E dënoj ashpër këtë sulm mbi gazetarët dhe kërkoj që kriminelet të vihen para drejtësisë.”, shkroi Konjufca në Facebook duke I bërë thirrje Bashkësisë ndërkombëtare që ta shtojë presionin mbi Serbinë.

Ai po ashtu tha se Kosova nuk do t’i lejojë këto provoike.

“I bëjmë thirrje edhe një herë faktorit ndërkombëtar që ta shtojë presionin mbi Serbinë, si shkaktare të këtyre tensioneve, sepse s’mund të ketë qetësi dhe stabilitet nëse bandat vazhdojnë të ushtrojnë dhunë dhe terror mbi popullsinë e këtyre komunave, gazetarët dhe forcat e rendit. Kosova nuk do t’i tolerojë provokime të tilla, por as faktori ndërkombëtar nuk duhet t’i kalojë pa ndëshkim interferime të tilla të Serbisë në stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës.”, shkroi I pari I Kuvendit.

Paraprakisht ai theksoi se Serbia duke vazhduar t’i mbajë të aktivizuara grupet kriminale dhe sulmuesit e maskuar në katër komunat veriore të Kosovës, dëshiron me çdo kusht ta përshkallëzojë dhe ta destabilizojë gjendjen e sigurisë në Kosovë.

“Që nga pengimi i të drejtës ligjore të kryetarëve të zgjedhur të komunave për ta ushtruar detyrën në institucionet komunale përmes sulmesh të dhunshme e me armë zjarri kundrejt policisë së Kosovës, ushtarëve të KFOR-it, sulmeve ndaj gazetarëve e deri tek rrëmbimi i tre policëve kufitarë nga ushtria serbe brenda territorit të Kosovës, Serbia po dëshmon se dëshiron patjetër tension dhe konflikt në Kosovë, saktësisht të kundërtën e asaj që po kërkon bashkësia ndërkombëtare. “, vijoi Konjufca.

“Çfarë fqinjësie të mirë dhe normalizimi raportesh mes dy vendeve mund të pretendohet nëse Bashkimi Europian e toleron një sjelle të tillë armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës. Nëse BE e toleron këtë agresion të vazhdueshëm të Serbisë, atëherë përfundimisht dialogut po i humbet kuptimi.”, përfundoi ai.

Protestuesit serbë në Leposaviq kanë gjuajtur me shok-bomba kah gazetarët.

Ata janë sulmuar derisa ministri Elbert Krasniqi po largohej nga objekti komunal me veturë.

E lidhur me këtë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër këtë sulm, njëherësh bën të ditur se për të gjitha këto sulme që kanë ndodhur në veri të vendit, do të informohen organizatat ndërkombëtare që merren me sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias./21Media

Related posts

Motoçiklistët e Rusisë “Ujqërit e natës” pritet të kalojnë nëpër Serbi

admin

Kosovë, konfiskohen pjesë të veturave, ulëse dhe enterier në vlerë 10 mijë euro

admin

Ndërmjetësues kemi shumë, presim mbështetje nga Shqipëria

admin

Leave a Comment