SPORT

PSG gati ta shesë që tani Kylian Mbappenë

Pasi njoftoi se nuk do të rinovojë me Paris Saint-Germain përtej 30 qershorit 2024, kur i përfundon kontrata aktuale, Kylian Mbappe është rikthyer në kryefjalën e merkatos së verës, pasi PSG është i interesuar për ta shitur që tani, për të mos e humbur me parametër zero pas një viti.

Gjatë orëve të fundit, është zbuluar shuma që kërkon të arkëtojë skuadra pariziene nga shitja e kartonit të sulmuesit 24-vjeçar.

Sipas ESPN, PSG është gati të dëgjojë oferta duke filluar nga 150 milionë euro.

Kjo do të ishte shuma për të cilën PSG do të thoshte “po”, si e keqja më e vogël, duke pasur parasysh mundësinë që ai të largohet në qershor 2024 si lojtar i lirë.

Megjithatë, shuma e përmendur mund të jetë pak më e lartë në rast se Reali i Madridit është i interesuar ta blejë këtë verë Mbappénë, sepse marrëdhëniet mes bardhezinjve dhe parizienëve nuk janë të mira.

Sipas “Le Parisien”, dëshira e sulmuesit francez është t’i bashkohet Realit, duke përjashtuar opsionet e tjera.

/BotaSot/

Related posts

Chiesa dhe Juve në udhëkryq, kontrata skadon më 2025. Do të ketë rinovim?

admin

Espanyol – Mallorca, Muriqi shënon eurogol (VIDEO)

admin

Inter “blindon” portën – Kreu

admin

Leave a Comment