KOSOVË

Kidnapimi i policëve të Kosovës nga Serbia, Albin Kurti jep detaje nga rasti

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti thotë se tre policë të Kosovës janë kidnapuar nga ushtria e Serbisë, përcjell TV21. Kurti thotë se kjo është hakmarrje pas arrestimit të kriminelit Millun Millenkoviq – Lune nga policia e Kosovë.

Reagimi i plot i Kurtit:

Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.

Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit.

Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

Related posts

Vuçiqi sonte i drejtohet publikut lidhur me situatën në veri të Kosovës

admin

Edhe një masakër në Serbi, 21-vjeçari vrau 8 persona dhe lëndoi 14

admin

Edhe BE ta ndjekë shembullin e ShBA-së për sanksionimin e Vulinit

admin

Leave a Comment