SHQIPËRI

Dështon mbledhja e komisionit ku pritej të raportonte inspektori i AKI-së

Në mungesë kuorumi ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Në këtë mbledhje pritej të raportonte Inspektori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Kujtim Shala.

Të pranishëm ishin vetëm katër deputetë, kjo e pamjaftueshme për të nisur mbledhjen, ani pse i pranishëm ishte inspektori Shala.

Kryetarja e këtij Komisioni, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i kërkoi falje Shalës për mosmbajtjen e raportimit, duke shpresuar që ky takim të zhvillohet javën e ardhshme.

Banner

Related posts

 Gazetarja shqiptare: Shqiptarët ndërhyjnë edhe në mitrën e gruas

admin

Shërbimi Informativ Shtetëror pritet të drejtohet nga një grua/ Rama i propozon presidentit Begaj emrin e Vlora Hysenit

admin

Begaj në Azerbajxhan, takim me homologun Aliyev: Energjia dhe turizmi, në krye të axhendës

Gjyla Halili

Leave a Comment