SPORT

Messi e ka ndarë mendjen

Leo Messi zbuloi këtë të martë se nuk është në planet e tij të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës, që do të mbahet në Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada në vitin 2026.

“Mendoj se nuk do të marr pjesë. “Qatar 2022” ishte Botërori im i fundit.

Do të shoh si do të shkojnë gjërat, por në parim jo, nuk do të shkoj në Botërorin e ardhshëm. Do të doja të shkoja ta shikoja, por jo të marr pjesë”, deklaroi “Pleshti” për “Titan Sports”.

“Pas fitimit të Kupës së Botës, që ishte ajo që më mungonte, jam i kënaqur dhe mirënjohës për karrierën që kam pasur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, shtoi Messi.

Messi ndodhet në Kinë me ekipin argjentinas, ku do të luajë dy miqësoret e fundit para kualifikueseve të Botërorit, kundër Australisë në Pekin, të enjten e ardhshme, dhe kundër Indonezisë në Xhakartë më 19 qershor.

Dueli kundër “Socceroos” do të jetë rikthejë përballjen që patën më 3 dhjetor, në stadiumin “Ahmad bin Ali në Al-Rayyan”, në fazën me eliminim direkt në Kupës e Botës “Katar 2022”, ku skuadra e Lionel Scalonit fitoi 2-1 me shumë vështirësi falë golave të shënuar nga Messi dhe Julián Álvarezit.

/BotaSot/

Related posts

“Rezultat i punës në grup”, Sylvinho: Ecim përpara, forca Shqipëri!

admin

VIDEO/ “Sa e madhe është Shqipëria”, tifozët kuqezinj ndezin atmosferën me këngë në prag të përballjes me Çekinë

admin

Në kërkim të yllit të dytë në fanellë, 72 mijë tifozë kuqezi në “San Siro” për të ndjekur Milanin të shtunën

admin

Leave a Comment