SPORT

Rënia e Ronaldos – Kreu

Portali Transfermarkt, i specializuar në merkaton e futbollit, ka përditësuar vlerat në merkato të futbollistëve në kampionatin saudit.

Sulmuesi i Al Nassr, Cristiano Ronaldo, pas një sezoni të mbyllur pa trofe ka parë vlerën e tij të bjerë me 5 milionë euro dhe tani vlen vetëm 15 milionë euro.

Portugezi vlen më pak se shumë lojtarë si sulmuesi Giovanni Simeone, i cili ka një vlerë në merkato prej 17 milionë eurosh. Ronaldo u transferua tek Al Nassr në fundin e vitit të kaluar pas largimit me polemika nga Manchester United.

Në kampionatin arab, Cristiano ka shënuar 14 gola në 16 ndeshje dhe skuadra nuk ka arritur ta fitojë titullin.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Sulmohet me gurë autobusi i skuadrës së Pogradecit pas ndeshjes me Elbasanin

admin

Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n: Do ta trondit botën, ndeshja nuk do të zgjasë 10 raunde

Admin2

8 vite pas mrekullisë “EURO 2016”

admin

Leave a Comment