Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar politikën si një “lojë pa rregulla” në të cilën kushdo e kurdo mund të thotë se “dua të luaj edhe unë”, gjë për të cilën tha se nuk ndodhë në sport.
Ai i bëri këto komente në Prizren, aty ku po mbahet tryeza e katërt e sportit dhe ku po prezantohet drafti i projektligjit për sportin, si dhe strategjia për sport.
Duke folur për zhvillimin e sportit në Kosovë, për të cilin i pari i ekzekutivit tha se po bëhet punë e madhe dhe sukseset nuk po mungojnë, Kurti shtoi se kohëve të fundit po i përdor ngjarjet sportive për t’u çliruar nga stresi që po ia krijon marrja me politikë.
“Dua t’ua zbulojë një sekret. Në muajt e fundit jam duke i përdorur ngjarjet e sportit për t’u çliruar nga stresi i madh që sjellin zhvillimet politike. Kur dal në mbrëmje me Daulina Osmanin e Hajrulla Çekun në ndonjë ndeshje nga sportet e ndryshme, shoh se si në sport ka rregulla që respektohen në përpikmëri, dhe madje kur dyshohet për gabime, shikohen xhirimet. Në politikë nuk po funksionon kështu. Aty nëse kur je duke luajtur, vije dikush e të thotë ‘edhe unë jam duke luajtur e nuk jam vetëm shikues’”, tha Kurti.
Ai gjithashtu kërkoi nga të gjithë organizatat sportivë në vend mobilizim të madh për tu bërë gati për Lojërat Mesdhetare të cilat Kosova synon t’i organizojë në vitin 2030. /kp