Kylian Mbappe mund t’i japë fund aventurës me PSG-në këtë sezon, pasi nuk ka pranuar që të rinovojë kontratën deri në vitin 2025, teksa drejtuesit nuk duan ta humbasin atë me parametra zero sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi francez foli për këtë situatë, duke treguar se kurrë nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me parisienët dhe se do të qëndronte deri në vitin 2024.
“Kurrë nuk kam diskutuar për asnjë rinovim kontrate me PSG-në.
Bordi u informua me datë 15 korrik 2022 se unë nuk do të shkoja më shumë se kontrata aktuale deri në 2024 dhe letra e dërguar ishte një konfirmim për atë që u kisha thënë”, ishin fjalët e yllit francez për “AFP”.
Real Madridi në këtë mënyrë e ka rrugën e hapur për të bindur skuadrën franceze me një ofertë të kënaqshme, që me siguri do e kalojë shifrën e 100 milionë eurove.
/BotaSot/
The post Mbappe: Ia kam bërë të qartë PSG-së appeared first on Kreu.