SPORT

​Frashëri largohet nga Ballkani: Koha për një aventurë të re

Pas dy viteve me Ballkanin, Stivi Frashëri i ka ndarë rrugët me kampionin e Kosovës.

Lajmin e ka dhënë vet portieri shqiptar pasi nuk ka arritur marrëveshje me Ballkanin për vazhdimin e kontratës.

Në shkrimin e tij në rrjetet sociale, Frashëri ka falënderuar klubin për bashkëpunimin e deritanishëm, por ka bërë të ditur se do të fillojë një aventurë të re tek ndonjë klub tjetër, transmeton KosovaPress.

U afrova si kampion dhe si i tillë po ju lë. Pas kaq shumë suksesesh në një kohë kaq te shkurtër vjen dita që duhet të hedh një hap dhe të provojë një aventurë të re.”, ka shkruar Frashëri.

Ai ka falënderuar edhe tifozët e skuadrës, të njohur si “Xhebrailat” për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Leclerc synon titullin në Formulën 1

admin

Manaj ndahet me Watfordin, tani e ka vetëm një mundësi

admin

Polonia ‘macja e zezë’ e Shqipërisë! Kombëtarja vetëm një fitore para 70 vitesh, polakët na kanë mposhtur 10 herë

admin

Leave a Comment