SPORT

Seferi thërret tifozët kuq e zi: Kemi nevojë për ju

Banner

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi doli në konferencë për media këtë të hënë për të folur për dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë kundër Moldavisë më 17 qershor në stadiumin ‘Air Albania’ dhe Ishujve Faroe më 20 qershor në transfertë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’.

Sulmuesi kuqezi nënvizoi se të gjithë lojtarët janë të bashkuar për të dhënë maksimumin në të dyja takimet e radhës dhe për të marrë 6 pikët.
Seferi u shpreh se brenda grupit kuqezi harmonia është e plotë, ndërsa theksoi se e gjithë skuadra po punon shumë fort për të fituar të dyja ndeshjet dhe për të arritur objektivin ‘Gjermani 2024’.

Nuk mungoi as thirrja e sulmuesit shqiptar për tifozët, duke i ftuar ata të jenë sa më të shumtë në numër në ndeshjen ndaj Moldavisë më 17 qershor në ‘Air Albania’.

“Siç e dimë, sot duhet të jemi 100% të përqendruar në çdo ndeshje. Nëse s’jemi të përqendruar, do të kemi probleme. Fokusi ynë është që të japim maksimumin në çdo stërvitje dhe ndeshje. Trajneri i ri na ka sjellë shumë harmoni dhe pozitivitet. Të gjithë çunat jemi së bashku dhe jemi shumë të lumtur. Janë shtysë e madhe e jona, tifozët. I bëj thirrje të gjithëve që të vijnë sa më shumë sepse me ata ne jemi shumë më të fortë dhe shumë më të motivuar”-tha ai.

 

/BotaSot/

 

Banner

Related posts

Polonia ‘macja e zezë’ e Shqipërisë! Kombëtarja vetëm një fitore para 70 vitesh, polakët na kanë mposhtur 10 herë

admin

Ten Hag akuzon gjyqtarin për favorizim të Barcelonës

admin

Milan shënjestron dy superyje nga kampionati Francez

Gjyla Halili

Leave a Comment