Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka organizuar konferencë për media me rastin e hapjes së Javës Olimpike 2023.
Kryetari i KOK-it, Ismet Krasniqi, tha se qëllimi i kësaj jave është përfshirja e sa më shumë fëmijëve e të rinjve që të merren me sa më shumë aktivitet sportive.
“Arsyeja e kësaj konference është hapja e javës Olimpike 2023 e cila do të zgjasë prej sot deri me 16 qershor edhe këtë herë Komuniteti Olimpik së bashku me federata do të organizojnë aktivitete të shumta, ku qëllimi kryesorë është përfshirja sa më shumë fëmijëve dhe të rriturve që të merren me sa më shumë aktivitet. Edhe motoja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar është që sa më shumë të merremi me sport, sa më shumë të jemi aktiv me sport”, tha ai.
Kryetari i Komisionit për organizimin e Javës Olimpike, Halil Syjlemani, prezantoi aktivitet të cilat parashihen që të mbahen gjatë kësaj jave.
“Edhe këtë herë Komisioni i sportit bashkë me Akademinë Olimpike dhe stafin e KOK-ut dhe federata e pranishme ka bërë një punë të madhe. Por puna më e madhe na mbete gjatë kësaj jave. Do të ju informoj më aktivitete që do të mbahen gjatë kësaj jave. Me 13 qershor është paraparë që të mbahet tryeza e sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe KOK-ut. Pastaj do të vizitohen kopshtet publike dhe private ku do të promovohen vlerat olimpike”.
“Me datën 14 qershor Federata e Sportit Universitarë të Kosovë do të organizoj aktivitet të ndryshme sportive. Kurse komunat që do të zhvillojnë aktivitete janë Vushtrria, Skenderaj, Peja, Istogu, Klina, Deçani dhe Juniku. Me 15 do të mbahet turneu i futbollit i cili do të organizohet në stadiumin e Toukbashqes, me pjesëmarrjen e ekipeve kryesisht të institucioneve sportive”.
“Në të njëjtën ditë komunat e Podujevës, Vitisë, Kamenicës, Obiliqit, Gjakovës dhe Rahovecit do të organizojnë aktivitet më fëmijë. Dita kryesore është ditën e premte ku do të shënojmë ditën olimpike, në këtë rast do të mbahet edhe prezantimi i ekipit të Kosovës për Lojërat Evropiane ‘Krakov 2023’. Poashu do të zhvillohen aktivitet në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Suharekës, Ferizajt dhe Lipjanit”, tha ai.
Sekretari i Federatës së sportit shkollor, Agron Dubovci, tha se aktivitet përfshijnë kryesisht fëmijët dhe se qëllimi kryesorë është që ata ta shohin dhe të prekin sukseset e olimpistëve tanë.
“Si federatat e tjera edhe ne jemi pjesë e javës olimpike. Mundë të them që operojmë në të gjitha komunat si federata e sportit shkollor që jemi. Aktivitetin ynë kryesisht përfshihet me nxënës, po ashtu do të jemi prezent në komunat që nga dita e parë deri me 16 qershor”.
/BotaSot/