SPORT

Al-Hilal synon të nënshkruajë me Mourinhon, pronari i klubit do të takohet me portugezin javën e ardhshme

Jose Mourinho po vlerësohet si një kandidat i mundshëm për pozitën e trajnerit te Al-Hilal.

“FootMercato” ka raportuar se drejtuesit e këtij klubi janë të përgatitur t’i ofrojnë portugezit një kontratë mjaft fitimprurëse.

Gjithashtu, te klubi më i trofeshëm në Azi janë të gatshëm ta lejojnë atë të formojë skuadrën duke sugjeruar lojtarë që ai dëshiron të sjellë në klub

Javën e ardhshme thuhet se është planifikuar të zhvillohet një takim në Londër mes pronarit të Al-Hilal, Walid Moaz, dhe Mourinhos.

60-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Romën deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Së fundmi u raportua se klubi nga kryeqyteti italian ka nisur bisedimet e para me Mourinhon për rinovim të kontratës – por, ende nuk ka asgjë konkrete.

/BotaSot/

Related posts

Trajneri i Empolit i thur elozhe Bajramit

admin

Napoli siguron lojtarin e Kombëtares

admin

Veteranët: Kosova organizon miqësore me Gjermaninë për 15 vjetorin e Pavarësisë

admin

Leave a Comment