SPORT

Pas Ibras e Diazit, nga Milani mund të largohet edhe një lojtar ofanziv

Banner

Milani e ka nisur operacionin “fshesa”.

Pas largimeve të Zlatan Ibrahimovicit dhe Brahim Diazit, “Rossoneri” po mendojnë të ndahen edhe me dy lojtarë të tjerë ofanzivë.

Sipas të së përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, Kuqezinjtë mund ta shesin njërin prej lojtarëve, Alexis Saelemaekers ose Junior Messia.

Njëri prej tyre do të jetë i detyruar të largohet nga San Siro për t’i bërë vend titullarit të ardhshëm të krahut të djathtë të ekipit për edicionin 2023/24.

Milani e ka ndërmend të përforcohet në repartin ofanziv, ndërsa duhet të vlerësohet edhe e ardhmja e Charles Ketelaere.

Rrugën e Ibras dhe të Diazit mund ta ndjek edhe sulmuesi belg, Divock Origi, i cili e pati një sezon dëshpërues në Itali.

E në mesin e lojtarëve që përmenden si përforcime eventuale të Milanit janë lojtarët si Arnautovic, Scamacca, Morata, Okafor, Pulisic, Chukweze, apo edhe ylli kosovar, Edon Zhegrova.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Messi te Barcelona, babai i tij tregon si qëndron situata

admin

Lionel Messi dhuron dy asiste, Inter Miami kalon në finale dhe kërkon trofeun e dytë në historinë e klubit

admin

Ish-drejtuesi i Milanit: Nëse nuk luan Leao, Interi është më favorit

admin

Leave a Comment