SHQIPËRI

Ky është shqiptari i vrarë në Athinë

Banner

Një shqiptar është vrarë në Greqi mëngjesin e së hënës.

Dyshohet se vrasja erdhi si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Athinë.

Mediat shqiptare raportojnë se viktima është një 23 vjeçar, Koço Myftari.

Rasti po hetohet nga autoritetet greke.

Sipas policisë, në orën 05:30 të mëngjesit 23 vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Athinës “Evangjelizmos”, me plagë të rënda të shkaktuara me thikë.

Dyshohet se autoritetet i kanë ndaluar dy persona të cilët e transportuan viktimën në spital.

Mjekët e futën direkt në sallën e operimit, por nuk mundën ta shpëtonin.

I dyshuari deri më tani nuk është gjetur.

Kësaj familje i kishte ndodhur edhe një tragjedi para katër vjetësh.

Në vitin 2019 familjes Myftari i ishte ekzekutuar edhe një djalë në Gjermani.

Rasti po hetohet nëse vrasja e vëllezërve ka lidhje me njëra – tjetrit.

Banner

Related posts

Biznesmeni kërcënohet me familje, i kërkohet të heq dorë nga një tender

admin

Garë me dy trajnerët e njohur, Conte drejt qëndrimit në Angli

admin

Daçiq: Kjo javë do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë

admin

Leave a Comment