Kreu i ekzekutivit, Dimitar Kovaçevski thotë se VMRO-DPMNE-së po i japin shansin që të bëhet pjesë e vendimit me të cilin arrihet një nga qëllimet strategjike të shtetit, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se e ka ditur që kërkesa e VMRO-së për përjashtimin e BDI-së nga një Qeveri gjithëpërfshirëse do të shkaktojë dinamikë të caktuar politike, që sipas kryeministrit shihet në atë se edhe Aleanca për Shqiptarët, por edhe Lëvizja Besa nuk shprehen të gatshme që të jenë pjesë e kësaj Qeverie gjithëpërfshirëse.
VMRO-DPMNE do që të hyjë dhe të jetë pjesë e Qeverisë, që ne e pranuam. LSDM është e gatshme të heq dorë nga 50 për qind e vendeve ministrore në Qeveri, VMRO-DPMNE kishte edhe një kusht, kjo është që BDI të mos jetë pjesë e asaj Qeverie. Unë atë e vlerësova si kërkesë që mund të shkaktojë dinamikë të caktuar politike, megjithatë BDI në mënyrë eksprese e pranoi atë. Për atë se mund të shkaktojë dinamikë të caktuar politike në shoqëri vërtetim erdhi më vonë, kur edhe ASH edhe Lëvizja Besa thanë se nuk do të marrin pjesë në një Qeveri të tillë, ashtu siç u kërkua edhe nga BDI, dmth që mos të marrin pjesë. Kjo ishte dëshirë e VMRO-DPMNE-së, e manifestuar përmes kryetari të tyre të partisë, ne si parti që është shtetformuese, që gjithmonë i ka marrë vendimet më të rënda dhe më të mëdha për shtetin, i japim shansin VMRO-së që për herë të parë të marrë pjesë në marrjen e vendimit nga i cili varet realizimi i qëllimit strategjik të shtetit”, tha Kovaçevski.